Deklaratë e fortë e Fiorentinës: Institucionet të kontrollojnë pagesat e rrogave

“ACF Fiorentina ka patur mundësi në disa raste që të sinjalizojë publikisht dhe në selitë kompetente situatën aktuale shumë delikate ekonomike dhe financiare të futbollit italian dhe nevojshmërinë për të respektuar rregullat, që janë të qarta dhe të barabarta për të gjithë.

Urojmë që hetimet e fundit të gazetarëve dhe të autoriteteve përgjegjëse, mund të kontribuojnë për të analizuar sa më mirë gjendjen e klubeve, për të ndërhyrë në kohën e duhur, në respekt të atyre që zbatojnë rregullat, por mbi të gjitha tifozëve, që duhet të kenë garancinë se do të ndjekin një turne të barabartë, që nuk le vend për dyshime apo keqinterpretime.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Do të ishte shumë e rëndësishme që të njihnim rregullsinë e pagesave të lojtarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë, situatë ku Fiorentina ka qenë gjithmonë në rregull.

Shpresojmë që të ketë bashkëpunimin e të gjithë klubeve dhe institucioneve përgjegjëse për të bërë publike këto informacione për një futboll sa më transparent dhe në përputhje me rregullat”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Fiorentina u kërkon institucioneve një kontroll më të madh, në veçanti në lidhje me pagesat e pagave nga ana e klubeve të Serie A. / Oversport.tv