Deklaratë tronditëse nga Neuer: Kam kancer në lëkurë, jam operuar tre herë

Portieri i Bayern Munchen dhe i përfaqësueses gjermane Manuel Neuer, ka bërë me dije se është i sëmurë. Gardiani nuk ka luajtur që nga 8 tetori për shkak të një dëmtimi në shpatull. Neuer shprehet në një postim në Instagram i cili u pa bashkë me tenisten Angelique Kerber.

“Ne të dy kemi një histori shumë të ngjashme kur bëhet fjalë për sëmundjet e lëkurës. Angelique ka hiperpigmentim të shkaktuar në lëkurë nga dielli. Për sa i përket rastit tim, unë kam një kancer në lëkurë që më është dashur të operohem tre herë. Prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë që të mos bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli. Kjo për shkak sepse stërvitem gjithmonë jashtë dhe gjithashtu më pëlqen ta kaloj kohën e lirë në natyrë.” – tha Manuel Neuer.

Në stërvitjen e fundit me Bayernin, Neuer është shfaqur me një njollë të çuditshme e dukshme në fytyrë. Rikthimi i gardianit pritet të jetë për pak ditë. Neuer tashmë është gati për këtë fundjavë i cili mund të luajë ndeshjen e së shtunës përballë Hertha Berlin. /oversport.tv Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)