Del Potro mendon tërheqjen, në Buenos Aires luan ndeshjen e fundit

“Më shumë se një rikthim, kjo është një lamtumirë”. Juan Martin Del Potro do të kthehet në fushë në Buenos Aires, por atmosfera në vigjilje të këtij turneu nuk është ajo që priste.

Në sytë e tenistit argjentinas në konferencën për shtyp nuk është stampuar buzëqeshja pas një tjetër sfide të fituar, por shihen lotët, sepse karrierës së tij po i vjen fundi.

Tenisti ka bërë 4 operacione në gju në tre vitet e fundit dhe vazhdon që të vuajë nga dëmtime serioze.

“Gjuri po më bën të vuaj shumë. Nuk do të tërhiqesha pa luajtur edhe një herë. E dua këtë sport. I kam dedikuar jetën time tenisit, por nuk është e lehtë të luash me këtë dhimbje.

Ndeshja e ardhshme mund të jetë e fundit, nuk e di nëse do të ketë të tjera. Por është bukur të ndihem tenist edhe për pak kohë”, ka thënë argjentinasi për mediat. / Oversport.tv