Rikthimi në Manchester ishte vendimi i duhur i Cristiano Ronaldos, por Aventura nuk ka nisur ashtu siç duhet në lagjen e tij. Sulmuesi portugez është dashur të ndryshojë vilën ekstraluksoze që kushton 6 milionë stërlina, e cila ka 7 dhoma gjumi.
Motivi? Për shkak të deleve, të cilat në mëngjes prishnin gjumin e kampionit portugez. Lajmin e bën të dirt “The Sun”. CR7 me bashkëshorten dhe katër fëmijët janë transferuar në një rezidencë që kushton 3 milionë sterlina, të cilën e ka pasur ish-lojtari Mançester Junajtid Andy Cole.
Vila që kishte Cristiano ishte spektakolare dhe luksoze, por shumë pranë vendit ku kalonin delet. Kjo gjë i shkaktonte probleme. Ai është një profesionist dhe gjumin e ka të shenjtë për të rikuperuar forcat pas ndeshjeve. Vendosi që të braktiste këtë vend.