Deliallisi: Golat erdhën nga mos përqendrimi ynë, besoj se do qëndrojmë në Superiore

Zëvendës trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi ka folur pas sfidës me Bylisin për Oversport dhe Tibo në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Normalisht presioni i ndeshjes u ndje sepse ishte një takim me përgjegjësi të lartë. Barazuam ndeshjen me një goditje dënimi dhe përsëri pësojmë një gol nga gabimi ynë. Ne e dinim se ky kampionat do të ishte një luftë deri në fund dhe duhet të vazhdojmë përpara.

Ne pësuam golin në momentin më të mirë tonin nga një mos përqendrim i joni. Sadiki ishte projektuar vetëm për 30 minuta lojë sepse vjen nga një dëmtim i gjatë. Normalisht është një humbje që nuk duhet të fshihemi, kemi dhe tre ndeshje tjera dhe duhet të ulim kokën. Besoj se do t’ia dalim për të qenë sezonin tjetër në 10 ekipet më të mira të Shqipërisë.” – tha Deliallisi. /oversport.tv