Deliallisi: Jemi shumë të emocionuar, djemtë janë heronjtë e Shijakut

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka folur për Oversport dhe Tibo pas fitores me Korabin që i siguroi mbijetesën në Superiore.

“Kam 3 javë që nuk i kam bërë 6 orë gjumë. Janë emocione të mëdha, faleminderit djemve. Ata kanë bërë krenarë të gjithë qytetin sepse janë të gjithë heronj. Falenderoj Xhevahir Kapllanin për mundësinë që më dha. Emocionet kanë qenë të mëdha, ka qenë një ndeshje e luftuar.

 Nuk ishte çudi që kundërshtari ynë erdhi deri këtu. Djemtë janë heronjtë e Shijakut. Ndeshja s’kishte fund, shikoja orën dhe i jepja lojtarëve kurajë dhe besim. Ishte një sakrificë dhe falenderoj të gjithë për këto emocione.” – u shpreh Deliallisi. /oversport.tv