Deliallisi: Kjo pikë vlen për moralin, shumë shpejt Erzeni do të arrijë objektivin

Zëvendës-trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 në transfertën përballë Laçit.

“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes. Kundërshtari është shumë cilësor dhe zhbllokoi ndeshjen me një gol shumë të bukur. Skuadra është rritur në lojën e saj, ndonëse kishim një ngërç në rezultate.

Skuadra luajti mirë në pjesën e dytë, por ne kemi vuajtur shumë nga dëmtimet gjatë kësaj periudhe. Ky grup lojtarësh ka bërë krenar që qytet të tërë dhe do të vazhdojë me sakrificë që të ecë të parë. Dëmtimet na kanë penalizuar, pasi nuk kemi pasur shumë alternativa. Me rikthimin e lojtarëve, do të vijnë edhe rezultat pozitive.

Na pret një ndeshje shumë e vështirë javën e ardhshme, sepse Bylisi është një skuadër shumë cilësore. Kjo pikë na vlen për moralin. Ky ekip ka cilësi të jashtëzakonshme dhe shumë shpejt do të arrijë objektivin që është mbijetesa, siç e kemi theksuar ne si staf gjithmonë”, ka thënë Deliallisi. / Oversport.tv