Deliallisi: Krijuam më shumë raste se Egnatia, jam i bindur që Erzeni do të mbijetojë

Trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi, ka folur pas disfatës me Egnatian në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Kualiteti i Egnatias dihej, ne bëmë atë që punuam gjatë javës. Më vjen keq mënyra se si i pësojmë golat. Ishte një ndeshje që më shumë raste krijuam ne se sa ekipi i Egnatias. Ekipi bëri sot tre katër raste shumë të rrezikshme. Do të japim maksimumin ndaj Kukësit të enjten dhe besoj se ekipi që do të mbijetojë në Superiore do të jetë Erzeni.

Pësojmë gola nga goditje standarde, kemi punuar shumë për këtë aspekt. E them se Erzeni do të shpëtojë nga rënia nga kategoria me këtë grup që ka. Egnatia luan në lojë në krahë dhe mendova të luaj me katër. Ne reaguam dhe krijuam raste flagrante.” – tha Deliallisi. /oversport.tv