Deliallisi: Mungesat po na penalizojnë, nuk kemi alternativa në stol! Barazim i drejtë

Zëvendës-trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka folur për Oversport pas barazimit pa gola përballë Kastriotit.

“Dihej rëndësia e ndeshjes, u duk qartë presioni te të dyja skuadrat. Ishte një ndeshje me dy tablo, pjesën e parë ishte më mirë Kastrioti, ndërsa ne dominuam pjesën e dytë. Ishte një ndeshje plot presion, u munduam ta largojmë gjatë gjithë javës, por mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes.

Për një ekip si Erzeni, 4 apo 5 mungesa janë shumë për një ndeshje. Këto mungesa na kanë peshuar shumë. Mungesa e Sadiki po na penalizon shumë, Alan gjithashtu. Nuk kishim shumë alternativa në stol. Krasniqi ka sakrifikuar si një lider i vërtetë dhe sot luajti dëmtuar dhe tregoi se ne kemi nevojë për të. Ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Ndeshjet e ardhshme? Ne do mundohemi ti marrim ndeshjet me radhë. Me rikthimin e lojtarëve do të rikthehet edhe ajo skuadër që ka qenë. Punojmë të qetë, pa presion. Shpresojmë që të rikthehen lojtarët sa më shpejt. Ky ekip ka bërë krenar gjithë qytetin dhe do të vazhdojë të marrë rezultate pozitive”, ka thënë Deliallisi. / Oversport.tv