Deliallisi: Skuadra po funksionin si duhet, pushimi do të na penalizojë

Zëvendës-trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka folur për Oversport pas fitores 2-1 në derbin përballë Teutës.

“Ishim përgatitur që të mbulonim dy krahët e sulmit të Teutës. Vilën dhe Grudën, që janë lojtarë të rrezikshëm.

Shënojnë vetëm të huajt? Rëndësi ka që ekipi po funksionon, skuadra reagon pas pësimit të golit dhe e meriton vendin që ka në klasifikim. Gjithçka për meritë të lojtarëve. Pushimi vjen në momentin e duhur? Jo sepse vjen në një moment kur skuadra është në ritëm shumë të mirë. Mendoj që ky pushim do ti penalizojë të gjithë ekipet. Pasi lojtarët janë mësuar që të luajnë në këtë periudhë të vitit.

Ne shohim punën tonë. Duke vlerësuar çdo ndeshje si një finale. Na pret një periudhë akoma më e vështirë, sepse edhe kundërshtarët na shohin ndryshe. Pse nuk doli Kapllani? E falënderoj që më dha mundësinë për këtë intervistë, por edhe të gjithë lojtarët që kanë meritë për këto rezultate”, ka thënë Deliallisi. / Oversport.tv