U përfol shumë për një largim të mundshëm, por në fund Ousmane Dembele preferoi të qëndronte te Barcelona. Megjithatë, mundësia që ai të largohet sërish nga katalanasit në merkaton e verës është e madhe, por kjo nuk është dëshira e trajnerit Xavi.
Ky i fundit foli për situatën e sulmuesit francez ku shprehu vullnetin e tij për ta mbajtur në skuadër. Xavi u tregua i qartë se Dembele për të është një lojtar i rëndësishëm dhe dëshiron që ta ketë në skuadër për shumë vite.
“Ousmane është shumë i rëndësishëm për mua. Ka kualitet të madh dhe kërkon të jetë një lojtar që bënë diferencën. Ia kam thënë tashmë edhe klubit, por edhe lojtarit dhe shpresoj që Dembele të qëndrojë këtu për shumë vite. Vazhdimësia e tij është shumë e rëndësishme për mua”, u shpreh ndër të tjera Xavi. /oversport.tv
Foto: FC Barcelona, Facebook