Partizani barazoi kundër Vllaznisë në minutat e fundit dhe vazhdon ende të mos e shijojë fitoren e parë në kampionat.
Pas ndeshjes së luajtur në Elbasan ka folur edhe presidenti Gaz Demi, i cili fillimisht deklaron: “Ekipi nuk luajti keq, ishte barazim i merituar. Shpresojmë të ecim nga java në javë më mirë”.
I ngacmuar më pas në lidhje me pritshmëritë që kanë, kreu i klubit të kuq shtoi: “Sa herë luajmë synojmë fitoren, por sot fati nuk ishte me ne”.
A ka qenë merkato e duhur? Këtë e di stafi, unë ia kam plotësuar kërkesat 100%”, përfundoi për ABC presidenti i Partizanit. / oversport.tv