Merih Demiral shfryn në rrjetet sociale për kartonin e verdhë që mori dje në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi përballë Salernitanas, pasi mori një goditje në fytyrë nga kundërshtari.
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi turk u godit me brryl nga Djuric në afërsi të syrit të majtë dhe në pak sekonda fytyra iu mbulua me gjak.
“Mora një karton të verdhë pas kësaj”-shkruan Demiral në Instagram, duke treguar qepjet në vetull.
Në fakt mbrojtësi i ndëshkua për protesta, sepse kërkonte më shumë se një karton të verdhë për kundërshtarin.
Gjithsesi dëmtimi i turkut nuk shqetëson dhe ai do të jetë në dispozicion të teknikut Gian Piero Gasperini për ndeshjen e së martës kundër Sassuolos.