Dëmtim horror: Lozano thyen hundën dhe transportohet në spital

Vazhdon seria e dëmtimeve horror te Napoli. Pas dëmtimit të rëndë që Victor Osimhen pësoi në ndeshjen ndaj Interit, radha i erdhi Hirving Lozanos. Meksikani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen midis Leiciester në Europa League.

Në minutën e 41 të takimit sulmuesi i Napolit u përplas me Ndidin çka e la me pasoja të rënda. Ai doli nga fusha me ndihmën e mjekëve i gjakosur në hundë dhe me një dhëmb të thyer. Më pas ai u transportua në spital me ambulancë për mjekim më të specializuar.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane numri 11 i Napolit dyshohet të ketë thyerje të hundës. Kështu Lozano i shtohet listës së gjatë të lojtarëve në infermierinë e Napolit. Pas Anguissa, Fabian Ruiz, Lobotka, Osimhen dhe Koulibaly, Luciano Spallettit i duhet të bëjë edhe pa shërbimet e sulmuesit meksikan. /oversport.tv