Pas dhimbjes në kofshën e majtë në sfidën kundër Veronës, Stefan De Vrij e ka shqetësuar disi trajnerin Simone Inzaghi. Mbrojtësi nuk i është nënshtruar testeve specifike, por pavarësisht kësaj, ai u stërvit veçmas në seancën stërvitore të fundit.
Për rrjedhojë, sipas mediave italiane, ai do të lihet pushim nga Inzaghi për sfidën kundër Spezias. Tek Interi nuk dëshirojnë të rrezikojnë dhe në vend të tij pritet të aktivizohet Danilo D’Ambrosio.
Më pas De Vrij pritet të kthehet titullar në derbin e Kupës së Italisë kundër Milanit. Përveç D’Ambrosios në sfidën kundër Spezias pritet që ta nisë nga minuta e parë edhe Robin Gosens.
Pritet në formacion gjithashtu edhe rikthimi i Lautaro Martinez dhe Matteo Darmian që në raport me ndeshjen e fundit do të zëvendësojnë, Joaquin Correa dhe Denzel Dumfries. /oversport.tv