Armando Broja shënoi golin e dytë radhazi, në ndeshjen e tij të dytë si titullar me skuadrën e Southemptonit, por sulmuesi shqiptar u largua nga fusha e blertë i dëmtuar, para përfundimit të takimit kundër Burnley.
Trajneri i “shenjtorëve” Ralph Hasenhuttl ka qetësuar fansat duke thënë se dëmtimi i Brojës nuk është shumë i rëndë: “Për fat të mirë nuk duket një dëmtim i rëndë. Do ti duhen disa ditë që të rikuperohet. Nuk i lejohet që të luajë kundër Chelseat të martën, prandaj jemi në rregull”.
Broja u dëmtua në kaviljen e këmbës së majtë, por duket se nuk është një dëmtim serioz. Tekniku austriak mund ti besojë talentit shqiptar, që ia ka shpërblyer më së miri besimin, duke shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e fundit që është aktivizuar si titullar.
“Ai ka shpejtësi në dyluftimin një kundër një, ka teknikë dhe gjuan kur duhet. Ai është një shqetësim për kundërshtarët dhe kjo e ndihmon shumë skuadrën tonë.
Ka luajtur 2 herë titullar dhe ka shënuar në të dyja rastet. Na ka dhënë ca cilësi që nuk i kishim deri tani dhe jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, ka thënë Ralph Hasenhuttl./Oversport.tv
A solo goal of serious quality 🌟@armandobroja9 🤩 pic.twitter.com/zlAPk8zQIa
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 24, 2021