Dëmtim i rëndë për lojtarin e Fiorentinës, Castrovilli do të mungojë gjatë

Mesfushori i Fiorentinës, Gaetano Castrovilli ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Venezias, që e detyron të mbyllë para kohe sezonin.

“ACF Fiorentina njofton se futbollisti Gaetano Castrovilli ka kryer sot kontrolle të specializuara pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit kundër Venezias në fundjavë.

Pas vizitës u evidentuan dëmtime në ligament dhe në menisk në gjurin e majtë. Të tilla dëmtime kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, e cila pritet të bëhet në ditët në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina Twitter