Dëmtime e pezullime, Shehi e Shkëmbi projektojnë formacionet e derbit

Tirana e Dinamo janë gati për derbin e kampionatit, që luhet sonte prej orës 19:45 në “Air Albania Stadium”. Të dyja ekipet vijnë me mungesa të rëndësishme.

Ngoo e Toli janë të pezulluar te bardheblutë, kurse te Dinamo lista e të dëmtuarve është shtuar. Harizaj e pësoi në derbin e Kupës, ndërkohë që vazhdojnë me probleme Sofranac e Maliki.

Gjithsesi trajnerët Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi kanë alternativa dhe kanë ideuar se si do t’i rrethojnë skuadrat e tyre në fushën e blertë.

Tirana (4-3-1-2): Bekaj, Toshevksi, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Najdovksi, Hoti, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj, Siljanovksi, Sidibe, Imami, Isaevski, Demiri, Samake, Skuka, Ibraimi, Mihana, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi

/ oversport.tv