Dëmtimet te Juvensuti: Dybala në dyshim, dy të tjerë humbin Lazion

Juventusi po mendon për ndeshjen e së shtunës në “Olimpico” kundër Lazios dhe trajneri Massimiliano Allegri nuk do ta ketë skuadrën e plotë.

Giorgio Chiellini ka një problem në tendinën e Akilit dhe nuk mund të luajë këtë fundjavë, ndërkohë që mungesë e sigurt është edhe Federico Bernardeschi.

Mesfushori ka një dëmtim muskulor dhe mediat në Itali raportojnë se do të mbetet 20 ditë jashtë, ccka do të thotë se nuk humbet vetëm duelin ndaj Lazios.

Ai që mban në “ajër” trajnerin Allegri është Paulo Dybala, i cili kanjë problem në pulpë dhe nuk luajti dot as në sfidën e Argjentinës me Brazilin.

Kapiteni është në dyshim dhe do të zhvillojë disa kontrolle të tjera në J Medical, për të parë nëse mund të jetë i gatshëm për duelin në Romë. / oversport.tv