Dëmtimi e penalizon, Dybala me fluturim privat drejt Torinos

Paulo Dybala nuk mund të luajë në ndeshjen e Argjentinës kundër Brazilit, pasi pësoi një dëmtim në duelin ndaj Uruguait.

Sulmuesi, i cili mban shiritin e kapitenit te Juventusi, ka një problem muskulor që e ka kushtëzuar për sfidën ndaj Brazilit.

Dybala nuk po shkëputej fillimisht nga Argjentina, por së fundmi është parë që nuk mund të rikuperohej.

Në këto kushte ai do të fluturojë drejt Torinos me një fluturim privat dhe në kampin bardhezi shpresojnë të jetë gati në fundjavë kundër Lazios. / oversport.tv