Dëmtimi “horror”, Lozano: Ma tha edhe mjeku, mund të vdisja ose të paralizohesha

Hirving “Chucky” Lozano ka folur në një intervistë për “ESPN”, në lidhje me dëmtimin e tij të pësuar këtë verë në “Gold Cup”.

Anësori i Napolit dhe i kombëtares së Meksikës u përball me një moment jo të këndshëm, madje shprehet se gjendej mes jetës dhe vdekjes.

 

“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Mund të lija fëmijët dhe gruan time vetëm. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra”, tha Lozano.

“Unë mendoj se kur keni fëmijë është e rëndësishme të mendosh për atë çfarë do ndodhë me ta”, shpjegoi lojtari i Napolit më tej.

Në momentin e përplasjes së fortë, stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të stabilizuar gjendjen e shëndetësore të Lozanos.

Ata i vendosën një mbajtëse qafe lojtarit, për ta mbajtur nën kontroll. Lozano pësoi një skuqje të thellë mbi sy dhe u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme.

“Ishte një lëndim i rëndë, por fatmirësisht kaloi pa pasoja”, tha ai. “Pak më në të majtë ose në të djathtë të ishte goditja, mund të isha paralizuar ose të humbisja njërin sy. Isha në ankth dhe ishte e komplikuar. Ndjeva shumë frikë, por gruaja ishte aty për të më mbështetur”.

Lozano pritet të grumbullohet nga trajneri i Meksikës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës përballë Hondurasit dhe El Salvadorit./ oversport.tv