Dëmtimi i Ansu Fati te Barcelona, Coutinho nuk pranoi ta zëvendësonte?!

Philippe Coutinho është kthyer në një çështje te Barcelona, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle.

Braziliani ishte i pari që u çua në nxehje pas dëmtimit të Ansu Fati, por ai që u aktivizua në vend të sulmuesit spanjoll ishte Balde.

Mediat iberike raportojnë se Coutinho nuk ka dashur të luajë kundër Celta Vigo, edhe pse trajneri Sergi Barjuan nuk e konfirmoi kur u ngacmua në konferencën për shtyp.

“Nuk kam vënë re asgjë në lidhje me këtë që thoni. Kam qenë i fokusuar te loja dhe jo tek ata që bënin nxehjen.

Në këto 10 ditë jam përpjekur që të gjithë të kenë të njëjtën ndjenjë me mua. Është e qartë që për ata që nuk luajnë është më e vështirë”, tha Sergi. / oversport.tv