Dëmtimi i Messit tremb PSG-në dhe Argjentinën, sulmuesi mungon sërish

Kanë nisur dyshimet e para në lidhje me formën fizike të Lionel Messit në kampin e Paris Saint-Germain. Ish-ylli i Barcelonës do të mungojë në ndeshjen e tij të dytë radhazi (sfidën e sotme kundër Bordeaux) dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i francezëve Mauricio Pochettino.

Në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Lille, argjentinasi luajti vetëm 45 minuta dhe u largua nga fusha e blertë për shkak të një shqetësimi fizik. Në fakt, Messi ka rreth 2 muaj që bezdiset nga një shqetësim në gjurin e majtë.

Përveç klubit parizien në ankth është edhe kombëtarja e Argjentinës, sepse trajneri Lionel Scaloni e ka grumbulluar për ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës kundër Uruguait dhe Brazilit, që do të luhen respektivisht në 12 dhe 16 nëntor. / Oversport.tv