Dëmtimi i Mike Maignan, Milani kontakton direkt ish-portierin e Romës

Mike Maignan është shqetësimi i Milanit në këto momente. Portieri do të operohet pas probleme në kyçin e dorës së majtë dhe te kuqezinjtë kanë për portën Tatarusanu dhe Plizzari.

Me këtë të fundit që vjen nga një dëmtim dhe ka disa kohë jashtë fushës së blertë, te Milani kanë nevojë për një tjetër portier.

Në Itali raportojnë se kuqezinjtë po tentojnë të marrin portierin Antonio Mirante. Bisedimet kanë nisur dhe 38-vjeccari është i lirë pas largimit nga Roma.

Me shumë mundësi Mirante do të pranojë të bashkohet me kuqezinjtë. Sa i takon Maignan, për momentin është e paqartë se kur do të rikthehet. / oversport.tv