Dëmtimi i pësuar me Italinë, Bernardeschi mëson shkallën e dëmtimit

Juventusi ka marrë përgjigjen e mjekësve për mesfushorin Federico Bernardeschi, i cili u dëmtua mbrëmë në ndeshjen e Italisë kundër Irlandës së Veriut.

Sot ish-lojtari i Fiorentinës ka kryer vizitat mjekësore dhe i është rekomanduar që të qëndrojë 10 ditë jashtë fushave.

Kështu Bernardeschi nuk mund të luajë në ndeshjen e fundjavës kundër Lazios në “Olimpico”, sikurse edhe ndaj Chelsea në Champions Lague.

Pas 10 ditësh mesfushori do të kryejë një tjetër kontroll, për të parë sa është përmirësuar dhe a është gati për lojë. / oversport.tv