Dëmtimi në fundjavë fatal, Sadio Mane mund të mungojë në Kupën e Botës

Me shumë mundësi ylli i Bayern Munich, Sadio Mane e ka humbur përfundimisht Kupën e Botës. Sulmuesi senegalez pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundjavës mes Bayern dhe Ëerder Bremen.

Sipas “L’Equipe”, ish-sulmuesi i Liverpool pësoi një lëndim në gju dhe pritet të jetë jashtë për disa javë. Kjo gjë tremb lojtarin pasi Kupa e Botës starton pas vetëm 11 ditësh. Pas ndeshjes ndihmës-trajneri i Bayernit, Dino Toppmoller, u përpoq të mbajë nën kontroll situatën. Ai tha se Mane pësoi një shtrëngim të lehtë që nuk ishte shumë serioze.

Bayerni ndërkohë ka zbuluar më shumë mbi gjendjen e Senegalezit me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Sadio Mane ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjen kundër Schalke. Testet e mëtejshme do të kryhen në ditët në vijim. Klubi është në kontakt me stafin mjekësor të Federatës së Futbollit të Senegalit”, shkruhej në postim.  /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook