Dëmtimi në kofshë ndaj Sassuolo, De Sciglio jashtë të paktën për 10 ditë

Sërish dëmtim për Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i Juventusi la fushën e lojës pas 11 minutash në duelin kundër Sassuolo.

Ditën e sotme ish-lojtari i Milanit ka kryer testet mjekësore dhe është konfirmuar një dëmtim në kofshë.

Bëhet fjalë për një tërheqje që do ta lërë ata për të paktën 10 ditë jashtë fushave të blerta.

Pas 10 ditësh De Sciglio do të bëjë një tjetër test mjekësor për të parë gjendjen e tij dhe për të vendosur nëse mund ta bashkohet me grupin apo jo.

Kështu trajneri Massimiliano Allegri nuk mund ta llogarisë mbrojtësin për ndeshjen kundër Hellas Verona të shtunën. / oversport.tv