Dëmtohet Benzema, në dyshim prezenca kundër PSG-së në Champions

Me Realin e Madridit që kërkonte instinktin “killer”, Karim Benzema kërkoi zëvendësimin. Kjo gjë ndodhi në minutën e 58-të me Elchen që po udhëhiqte rezultatin 0-1.

Nga veprimet që bëri francezi duket se është një problem muskulor, konkretisht: Dëmtim në pjesën e brendshme të muskulit të majtë. Kjo do të thotë se prezenca e tij në ndeshjen ndaj PSG-së në Champions League është në rrezik.

Përpara ndeshjes, Benzema ishte lojtari i gjashtë në skuadër për minuta: 2.301. Ngarkesa që ka marrë gjatë sezonit është bërë problem dhe për këtë arsye Benzema nuk mund të luante dot.

Sulmuesi francez do të bëjë disa prova ditën e nesërme ose të martën dhe gjithçka të çon drejt mungesës së tij në çerekfinalet e Kupës së Mbretit më 3 shkurt. E favorizon fakti që fundjavën e ardhshme nuk ka kampionat. Synimi i Benzemasë është ndeshja kundër PSG-së. / Oversport.tv