Dëmtohet Kalvin Phillips, Anglia thërret mesfushorin e Southampton

James Ward-Prowse ka zëvendësuar Kalvin Phillips në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që do të zhvillohen këtë muaj, pasi mesfushori i Leeds ka pësuar një dëmtim.

Pas vizitave mjekësore të kryera pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi ndaj Watfordit në fundjavë, u vendos që Phillips nuk është i gatshëm të luajë në ndeshjet e radhës së skuadrës Angleze.

Ward-Prowse, që shënoi dhe mori të kuq në humbjen e Southampton përballë Chelsea, është bashkuar tashmë në “St George’s Park” me shokët e tij të skuadrës.

Të besuarit e teknikut Gareth Southgate do të luajnë në transfertë kundër Andorrës të shtunën, ndërsa në 12 tetor do të presin në “Wembley” Hungarinë.

Phillips ishte një titullar fiks në skuadrën angleze që shkoi deri në finalet e Euro 2020, duke luajtur në të 7 ndeshjet dhe duke shfaqur një bashkëpunim të shkëlqyer me Declan Rice në mesfushë.

Ward-Prowse ishte pjesë e skuadrës provizore që do të shkonte në Europian, por nuk u grumbullua për fazën finale të turneut. / Oversport.tv