Dëmtohet Lukaku, belgu do të mungojë në ndeshjen kundër Polonisë

Federata belge e futbollit ka njoftuar se sulmuesi Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Polonisë në Nations League.

Lojtari pësoi një dëmtim në ndeshjen e së premtes së kaluar përballë Holandës, ku u detyrua që të largohej nga fusha e blertë para kohe.

Lukaku nuk ka arritur të rikuperohet në kohë, prandaj do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Polonisë. / Oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils Twitter