Dëmtohet Lukaku, sulmuesi mungon ndaj Cremoneses dhe rrezikon derbin

Dëmtohet Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit është detyruar të ndërpresë stërvitjen e së dielës për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë.

Të hënën sulmuesi belg do të kryejë kontrolle më të specializuara, por është tashmë e sigurt që për shkak të këtij shqetësimi Lukaku do të mungojë në ndeshjen e mesjavës që zikaltërit do të luajnë të martën kundër Cremoneses.

Sulmuesi është në dyshim edhe për derbin kundër Milanit, që do të luhet në 3 shtator. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter