Dëmtohet me Italinë, Bernardeschi shqetësimi i Juventusit para Lazios

Juventusi merr “faturën” e radhës nga kombëtaret. I radhës që dëmtohet është mesfushori Federico Bernardeschi.

I aktivizuar në pjesën e dytë në ndeshjen e djeshme të Italisë kundër Irlandës së Veriut në Belfast, lojtari i Juventusit ka ndjerë shqetësime me aduktorët.

Mediat në Itali raportojnë se Bernardeschi rrezikon të humbë ndeshjen kundër Lazios të shtunën.

Gjithsesi gjendja e tij do të shikohet hap pas hapi dhe në fund mjekët do të vendosin nëse mund të luajë ose jo. / oversport.tv