Të reja nga çështja “Skënderbeu”. Në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport” raportohet se dënimi i korçarëve nga UEFA ka ndryshuar.
Fillimisht dihej që bardhekuqtë ishin dënuar me 10 pjesëmarrje në kupat e Europës, veç gjobës 1 milion euro.
CAS la në fuqi dënimin e UEFA-s, ndërkohë që deri më tani Skënderbeu kishte shlyer tre pjesëmarrje në kupat e Europës.
E reja është se Skënderbeu ka shlyer pesë vite nga dënimi i korrikut të vitit 2016, pra korçarët kanë hequr gjysmën e dënimit të UEFA-s. / oversport.tv