Denver blindon kreun, fitojnë Milwaukee dhe Philadelphia

Milwaukee Bucks fiton 130-122 përballë Toronto Raptors dhe kalon në renditjen e Konferencës së Lindjes Brooklyn Nets, që mposhten nga San Antonio (106-98) pa Durant dhe Irving. Edhe Philadelphia kalon Nets në renditje falë fitores në Los Anxhelos120-110 përballë Clippers. Vazhdon marshimi i Denverit në Konferencën e Perëndimit, që merr në shtëpinë e Portland fitoren e 8 radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes.

Milwaukee ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes falë fitores130-122 përballë Torontos. Bucks dominojnë periodën e tretë (38-23) dhe më pas administrojnë avantazhin deri në fund. Janë të kota 39 pikët e shënuara nga VanVleet për kanadezët. Jrue Holiday me 37 pikë është më i miri për Milwaukee në këtë takim.

Pas disfatës 106-98 përballë San Antonios, Brooklyn zbret në vendin e 4-t në renditjen e Konferencës së Lindjes. Pa Kevin Durant dhe Kyrie Irving, Nets dorëzohen përballë skuadrës së drejtuar nga Popovich. Johnson me 36 pikë dhe 11 rebounde është më i miri për Spurs.

Denver konsolidon pozitat në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit dhe ndaj Portland merr suksesin e 8-të radhazi në kampionat. Damian Lillard realizon 44 pikë, por nuk mjaftojnë që Blazers të evitojnë humbjen. Nikola Jokic realizon “triple double” e radhës, pasi shënon 36 pikë, 12 rebounde dhe 10 asist.

Philadelphia ngjitet në vendin e tretë në renditjen e Konferencës së Lindjes pas fitores 120-110 përballë Clippers. Joel Embiid me 41 pikë është lideri i Sixers në këtë sfidë. / Oversport.tv