Jovane Cabral është zyrtarisht futbollist i Lazios, pasi në Lega Calcio Serie A është depozituar kontrata e tij.
Sulmuesi kalon te italianët me formulën e huazimit dhe Lazio do të paguajë te Sporting Lisbone 1 milion euro për 23-vjeçarin.
Në fund të sezonit klubi kryeqytetas mund ta blejë Cabral për 8 milion euro. Sulmuesi ka luajtur vetëm në Portugali dhe sezonin e fundit ka shënuar një gola në 10 ndeshje. / oversport.tv