Abissnet Superiore merr stafetën të shtunën, kur luhen edhe ndeshjet e para të javës së tretë të kampionatit. Teuta-Dinamo është ndeshja për t’u parë.
Një duel që do të luhet në “Egnatia Stadium”, pasi durrsakët kanë mbjellë tapetin e stadiumit “Niko Dovana”. Kjo sfidë nis prej orës 13:45, njëkohësisht me Kastrioti-Tirana.
E diela është lënë për një tjetër sfidë të zjarrtë. Partizani-Vllaznia luhet në orën 19:45, në “Elbasan Arena”.
Java mbyllet të hënën, me derbin Laçi-Kukësi që zhvillohet në Kamzë dhe Egnatia-Skënderbeu. Këto sfida luhen në orën 13:45. / oversport.tv