Java e tretë e Abissnet Superiore ishte “nul”, pasi të gjitha ndeshjet u mbyllën në barazim dhe asgjë nuk ndryshoi në tabelën e klasifikimit. Kukësi kryeson pas tre javësh dhe tani të gjithë mendojnë për duelet e javës së katërt.
E veçuar nga FSHF është derbi i kryeqytetit, Dinamo-Partizani, që do të zhvillohet të premten në “Elbasan Arena”. Kjo përballje nis prej orës 19:45, ndërsa katër takimet e tjera do të zhvillohen në fundjavë.
Të shtunën Egnatia e Kastrioti do kërkojnë fitoren e parë në kampionat, në një ndeshje që nis prej orës 13:45. Tri orë më pas vëmendjen e merr në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
E diela më pas ka dy duele shumë të forta. Tirana-Laçi luhet e para, në “Selman Stërmasi” nga ora 13:45, ndërsa fundjava e Superiores mbyllet me takimin Kukësi-Teuta, e gjitha për t’u parë, në “Elbasan Arena”.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 4
E premte, më 1 tetor 2021
Ora 19:45 | Dinamo-Partizani
E shtunë, më 2 tetor 2021
Ora 13:45 | Egnatia-Kastrioti
Ora 16:45 | Skënderbeu-Vllaznia
E diel, më 3 tetor 2021
Ora 13:45 | Tirana-Laçi
Ora 16:45 | Kukësi-Teuta
/ oversport.tv