Derbi edhe jashtë fushës, Agustina Gandolfo dhe Zoe Cristofoli përballë njëra-tjetrës

“Derby della Madonnina” është kryefjala e kësaj dite me Milani dhe Interin që do të përplasin brirët në mbrëmje në orën 20:45. Megjithatë, sfida nuk do të luhet vetëm në fushë.

Gjithashtu, në tribunë do të ketë sfidë mes tifozëve VIP. Dy prej tyre janë edhe partneret e Theo Hernandez dhe Lautaro Martinez.

Agustina Gandolfo do të mbështesë parnerin e saj nga shkallët e stadiumit për t’i dhënë më shumë zemër, ndërkohë që Zoe Cristofori do të qëndrojë përkrah Theo Hernandez i cili është i skualifikuar për këtë sfidë.

Kush do ta fitojë derbin e grave?