Derbi i Italisë edhe në merkato, Juve dhe Inter vëzhgojnë Khephren Thuram

Disa orë para se të niste derbi i Italisë, më saktë të shtunën pasdite, të dërguarit e Juventusit dhe Interit janë ndeshur në tribunat e stadiumit “Allianz Riviera”.

Luhej sfida Nice-Rennes dhe të dyja palët donin të shihnin nga afër Khephren Thuram, djali i Lilian dhe vëllai i Marcus, që luan me Gladbach.

Mesfushori francez ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asist në 33 ndeshje që ka zhvilluar me Nice këtë sezon.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, skuadra për momentin thjesht po e vëzhgojnë, por nuk përjashtohet mundësia që në verë skuadrat të marrin hapa konkrete për të blerë mesfushorin. / Oversport.tv