Derbi i Lanternas në Oversport: Statistikat e sfidës Genoa-Sampdoria

Rikthehet magjia e Serie A në Oversport dhe Tibo me një supersfidë që do të luhet sot në mbrëmje në stadiumin “Ferraris” në orën 20:45.

Luhet derbi i Lanternas: Genoa-Sampdoria, një sfidë që premton spektakël për shkak të rivalitetit historik të dy skuadrave, që ndonëse nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, në përballjen kundër rivalëve të qytetit japin gjithmonë më të mirën.

Ndeshja e sotme do të jetë derbi numër 77-të në Serie A mes Genoas dhe Sampdorias. Kuqeblutë kanë fituar në 18 takime, 29 janë fituar nga Sampi, ndërsa 29 sfida të tjera janë mbyllur në barazim.

Dy takimet e fundit në kampionat kanë përfunduar në barazim 1-1, por tre ndeshje radhazi pa fitues në derbi nuk kanë ndodhur që nga viti 1994.

Sampdoria ka shënuar në të 6-ta ndeshjet e fundit kundër Genoas në Serie A, ndërsa Genoa ka 4 ndeshje që nuk shënon në sfidat kundër rivalëve të qytetit. / Oversport.tv