Derbi i Piolit: Vetëm 6 muaj te zikaltërit, me Milanin arriti majat

Sapo ka marrë çmimin “Trajneri i Muajit” për muajin tetor. A e kishte menduar Stefano Pioli, kur u largua nga Interi në maj të vitit 2017, se do të merrte këtë çmim në pankinën e Milanit 4 vite e gjysmë më pas? Jo, sigurisht që jo. Vështirë që të mendohej kjo gjë kur përfundonte aventura e tij e shkurtër zikaltër, por edhe sepse vlerësimi u dha për arritjet e këtij sezoni.

Tashmë është fakt, Pioli ka disa vite që po i habit të gjithë, ndoshta edhe veten e tij. Një nga protagonistët e shumtë të derbit të Milanos është pikërisht ai, Stefano Pioli, njeriu që ka rilindur “djallin”.

Pioli interist- Nëse kthehemi pas në kohë, në nëntor të vitit 2016, Interi është një katastrofë dhe jo kampionia e Italisë. Presidenti Thohir shkarkon teknikun Frank De Boer dhe vendos që në pankinë të ulet Pioli.

Një debutim “i lehtë” për teknikun, pikërisht derbi kundër Milanit. 2-2 mbaron derbi i parë si zikaltër me Perisic që barazon në minutat shtesë. Do të mbarojë 2-2 edhe derbi i kthimit, por kësaj here është kuqeziu Zapata që barazon në minutën e 97-të.

Pioli milanist- Pioli i sotëm është shumë më ndryshe. Sigurisht që eksperienca dhe pjekuria luajnë rolin e tyre, sepse mori një skuadër të ç’thurur si Milani (pas erës Giampaolo) dhe u riktheu sigurinë të gjithëve.

Përveç njohurive shumë të mira tekniko-taktike, ai vlerësohet më shumë për anën njerëzore, pasi e ka bërë Milanin një familje të madhe. Në krye të Milanit, Pioli ka arritur 1 fitore dhe 2 humbje përballë Interit në Serie A. /Oversport.tv