Derbi i Romës ekskluzivisht në Oversport, favoritët për titullin luajnë të shtunën

Rikthehet në ekranin e Oversport dhe Tibo magjia e kampionatit italian të futbollit që këtë fundjavë do të zhvillojë ndeshjet e javës së 30-të. Lufta për titullin kampion në Serie A është më e bukur se kurrë më parë, por kjo javë kulmon me derbin e Romës, që do të luhet të dielën në orën 18:00.

Kjo javë e Serie A do të jetë e ndarë në tre ditë. Të premten do të luhen takimet Sassuolo-Spezia dhe Genoa-Torino.

Të shtunën zbresin në fushë skuadrat që pretendojnë të fitojnë titullin kampion. Napoli do të presë në shtëpi Udinesen, Interi do të luajë në “San Siro” kundër Fiorentinës, ndërsa në mbrëmje luhet sfida Cagliari-Milan.

E diela sjell për shikuesit e Oversport 5 ndeshje të Serie A, ku spikat derbi i kryeqytetit sfida Roma-Lazio. Edhe Juventus dhe Atalanta do të zbresin në fushë ditën e dielë.