Derbi lombard mbyllet në paqe, Monza dhe Cremonese ndajnë nga një pikë

Mbyllet në barazim, me rezultatin 1-1, derbi lombard në “U-Power Stadium” mes Monzas dhe Cremoneses.

Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, falë golave që erdhën të dy në pjesën e dytë. Ciofani kalon miqtë në avantazh, por vendasit përgjigjen menjëherë me Carlos Augustos.

Ky barazim nuk u vlen shumë të dyja skuadrave: Monza ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe nuk arrin që ti afrohet zonës që të çon në Conference League, ndërsa të besuarit e Ballardinit mbeten në zonën që të çon në Serie B, tani 11 pikë larg shpëtimit. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter