“Derbi në Champions është më i veçanti, Giroud: Dua të vazhdoj në këto nivele

Nga lufta për Champions League te gjysmëfinalja me Interin dhe rinovimi i kontratës. Në një intervistë për Sky Sport, Olivier Giroud jep detaje të rëndësishme sa i përket situatës së tij në kampin kuqezi.

“Milani është një klub i madh europian, një nga më të suksesshmit në Champions League. Për këtë arsye Milani duhet të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm europian”, shprehet fillimisht Giroud që më pas flet për emocionet që ka për Derbin e Milanos në gjysmëfinale.

“Të luash derbin është gjithmonë çmenduri, emocionuese. Por një derbi në gjysmëfinalen e Champions League është edhe më i veçantë. Dhe ne mezi presim të luajmë”.

Më pas Giroud shpjegon edhe gjendjen e tij fizike, si dhe rinovimin e kontratës me Milanin. “Të mërkurën u stërvita veçmas dhe të enjten me ekipin. Dhe pata ndjesi të mira. Ndihem pjesë e familjes së Milanit dhe për sa kohë që mund t’i jap diçka skuadrës, kam motivimin për të luajtur në një nivel të lartë dhe për të qenë konkurrues”, ishin disa nga fjalët e sulmuesit francez. /oversport.tv