Derbi Partizani-Tirana, Oversport zbulon gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Federata shqiptare e futbollit ka përzgjedhur arbitrat që do të vendosin drejtësi në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Oversport zbulon ata që do të vendosin drejtësi. Kjo përballje e rëndësishme meriton vëmendje të veçantë dhe sigurisht që është një treshe me stemën e FIFA-s të kryesuar nga Juxhin Xhaja.

Asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Kjo treshe arbitroi në Ligën e Kombeve, ndërsa të enjten ka një tjetër sfidë në Conference League. /oversport.tv