Derbi shqiptarësh te “Primavera”-t, Toçi i Fiorentinës U19 shkon në 15 gola

Napoli U19 ka mposhtur 3-2 skuadrën e Fiorentinës U19. Në fushë për dy ekipet e të rinjve ishin edhe dy futbollistë shqiptarë, Daniel Hysaj dhe Eljon Toçi.

Ky i fundit, pjesë edhe e Shqipërisë U21 të Alban Bushit, ishte sërish protagonist për skuadrën e tij, pasi në minutën e 44-t gjeti rrugën e rrjetës.

Sulmuesi kishte ndëshkuar para pak ditësh edhe SPAL dhe tashmë numëron 15 gola në total me Fiorentinën U19 këtë sezon.

11 prej këtyre golave Toçi i ka realizuar në kampionatin e të rinjve, ndërkohë që ka shënuar edhe 3 në Kupën e Italisë dhe një në Superkupë. / oversport.tv