Derbi sipas Tottit: Me këta trajnerë, spektakli është i garantuar

Kur thua derbi i Romës menjëherë mendja të shkon tek Francesco Totti. Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve ka dhënë një intervistë në profilin në YouTube të Ligës Serie A dhe ka folur për ndeshjen e sotme.

Si e përjetoje derbin?

Para se të bëhesha lojtar, isha i abonuar në stadium në sektorin e tifozëve të zjarrtë dhe isha një tifoz i sëmurë i Romës. Derbi ishte një ndeshje e veçantë, ndihej ndryshe nga derbet e qyteteve të tjera dhe unë e vuaja shumë. Qyteti i Romës e ka të veçantë lidhjen mes lojtarëve dhe tifozëve, mes meje dhe tyre ishte dashuri reciproke dhe unë e përjetoja ndryshe nga lojtarët e tjerë.

Përballja mes Mourinho dhe Sarrit?

Ajo që ka rëndësi është fusha, motivimi dhe dëshira për të fituar. Nëse ke dy teknikë të këtij niveli, është e qartë që do të jetë një derbi i bukur për t’u parë. Mourinho në pankinë është një lojtar më tepër, të ndihmon, të motivon, të stimulon, të bën të japësh gjithçka dhe në një qytet si Roma, mendoj se kjo është gjëja më interesante.

Pellegrini dhe Abraham?

Kam thënë që Pellegrini ka diçka më shumë se të tjerët, shpresoj që të bëjë një rrugëtim të shkëlqyer. Roma është një vend i vështirë, ndoshta nuk e shohin si mua apo De Rossin, por nëse vazhdon kështu do ti ketë të gjithë në krahun e tij.

Abraham është një lojtar i shkëlqyer, kur vijnë lojtarë të tillë mendon që do të jetë ai, lojtari që do të vendosi derbin. /Oversport.tv