Derbi zikaltër Inter-Atalanta, një provë force për të dyja skuadrat

Nuk luhet vetëm derbi mes Lazios dhe Romës, java e 6-të e Serie A ofron edhe një tjetër ndeshje të madhe: derbin e zikaltërve, sfidën Inter-Atalanta.

Skuadra e Simone Inzaghi është në formë shumë të mirë dhe aktualisht zë vendin e dytë në renditje (me pikë të barabarta me kushërinjtë eMilanit) në kuotën e 13 pikëve. Kampionët në fuqi të Italisë mbeten favoritë për titullin edhe këtë sezon dhe sot përballë Atalantës do të kërkojnë suksesin që të ngjiten në krye të renditjes.

Sensi dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e sotme, ndërsa në sulm pritet të luajë titullare dyshja Dzeko-Lautaro. Tekniku Inzaghi mund të bëjë pak rotacion, sepse në mesjavë zikaltërit luajnë në Champions.

Miqtë nga Bergamo kanë fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe janë ngjitur në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Një vend në zonën Champions është objektivi i skuadrës së Gian Piero Gasperinit dhe duket se edhe këtë sezon Atalanta do të jetë një kockë e fortë për çdo kundërshtar.

Edhe miqtë luajnë në Champions në mesjavë, prandaj Gasperini mund të bëjë disa ndryshime në formacion. Gjimshiti pritet të luajë titullarë në sfidë e sotme në “San Siro”.

Inter-Atalanta do të luhet në orën 18.00 dhe mund ta ndiqni Live në Oversport 1.

Formacionet e mudshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Palomino, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Zapata.