Derbin për Sherif Kallakun e fiton Partizani, firma vjen të hënën

Sherik Kallaku u mendua se do të rikthehej te Laçi, por në fund marrëveshja është prishur dhe mesfushori do të qëndrojë në Superiore në një ekip tjetër.

Marrëveshja është arritur mes të tri palëve, Partizanit, lojtarit dhe Lokomotiva Zagreb që zotëron kartonin e fantazistit, që e ka blerë te Teuta për 150 mijë euro.

Kroatët kanë të huazuar edhe Albion Markun dhe tani edhe Kallaku kalon te “Demat e kuq” me të njëjtën formulë.

Të hënën Kallaku pritet të firmosë dhe më pas Partizani do të bëjë edhe njoftimin zyrtar për afrimin e parë në skuadër, çka do të konfirmojë edhe fitimin e derbit me Tiranën e Dinamon për mesfushorin./ oversport.tv