Kryeqyteti italian ngjyroset i kaltër. Lazio mund Romën 3-2 në sfidën e transmetuar drejtpërdrejtë në Oversport.
Pjesa e parë nisi e balancuar por ishte Lazio e cila kaloi e para në avantazh me anë të Milinkovic Savic. Goli i shënuar i dha edhe më shumë zemër ekipit të Sarit duke dyfishuar rezultatin me Pedro Rodriguez.
Disavantazhi nuk e demoralizoi ekipin e Romës duke rritur presionin ndaj rivalëve të përjetshëm. Një pritje e magjishme nga Reina dhe shtylla ndaluan ekipin e Mourinho të shënonin golin e parë pas goditjes së Veretout dhe Zaniolo.
Megjithatë Roma arriti të ngushtojë rezultatin me anë të Ibanez. Krosimi perfekt nga këndi u përkthye në gol pas goditjes me kokë të mbrojtësit shtatlartë të Romës.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin rritëm. Ishte përsëri Lazio që shënoi e para duke thelluar rezulatin pas një kundërsulmi ku Imobile asistoi për Felipe Anderson duke i çuar shifrat në 3-1. Pak minuta më vonë Zaniolo fiton një faull në zonë, i kthyer në gol nga Veretout nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Pjesa tjetër e ndeshjes u luftua deri në fund nga të dyja ekipet por pa mundur dot të çojnë topin në rrjetë.
Kështu, ekipi i Sarrit arriti të triumfojë ndaj Romës duke marrë tre pikë që vlejnë jo vetëm për klasifikimin por edhe për moralin e ekipit.
Serie A – Java e 6
Lazio- Roma 3-2
Shënuan: Savic 10’, Pedro 19’, Anderson 63’/ Ibanez 41’, Veretout (pen.) 69’
/ oversport.tv